E Diel, 1 Nëntor 2026

Tani Augsburgu ka frikë nga Kapllani!

www.albania-sport.com - Gjatë mërkatos së verës së vitit të kaluar blerja e Edmond Kapllanit u konsideruar si një afrim me vlerë dhe i zgjuar nga ana drejtuesve të Augsburgut, por trajneri Jos Luhakay e aktivizo sulmuesin shqiptar vetëm në dy nga 17 ndeshjet e fazës së parë. Gjatë merkatos dimërore durrsaku u huazua te Tus Koblenci, ku në gjashtë ndeshjet e fazës së dytë ka shënuar dy gola. Të shtunën, Kapllani do të luajë kundër ish-skuadrës së tij, e që duhet të rikthehet te ajo me përfundimin e këtij sezoni në Bundesligën 2.

Ndërsa Tus Koblenci lufton për mbijetesë (aktualisht i parafundit, objektivi i Augsburgut është ngjitja në Bundesligën 1. Gjithsesi, trajneri i Augsburgut paralajmëroi lojtarët e tij: “Koblenci është stabilizuar, dhe pikërisht në këtë moment skuadra është e aftë të mundë edhe një ekip të kreut”.

Trajneri Luhakay, një “armik” i Kapllanit për shkak të “terrorit” psikologjik që ushtroi për javë e javë të tëra te ish-sulmuesi i Karlsruhes, e ndjen fort rritjen e menjëhershme të ish-lojtarit të tij.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i huazuar te Koblenci ka shënuar për klubin e tij të ri dy gola. Luhakay qesh: “Ai nuk ka në kontratën e tij ndonjë klazuolë që të mos i lejohet të shënojë gol kundër Augsburgut”.

Tus Koblenc i ka mbështetur shpresat te Kapllani në luftën për mbijejtesë dhe trajneri Petrikk Sander beson të forma optimale e shqiptarit, për më tepër te një hakmarrje e “ëmbël” e tij e sidomos te njohuritë zotëron Edmond në lidhje me ish-skuadrën që zotëron edhe kartonin e tij. Në fakt, Kapllani nga një titullar te Ausburgu ishte shndërruar befasisht në zgjedhjen e gjashtë të trajnerit Jos Luhukay, por te Tus Koblenci “torjageri” (gjahtari i golave) i Karlsruhes (skuadra tjetët e Kapllanit në Gjermani) është lojtari i momentit.

Deri tani sulmuesi i thirrur edhe nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, për miqësoren kundër Irlandës së Veriut (3 mars, në Tiranë) ka shënuar dy gola, në barazimin 1-1 në Kotbus dhe në humbjen 3-2 në Berlin.

“Për mundësitë, që unë kam pasur deri tani, më duket se shfrytëzimi i tyre është në rregull”, - tha i kënaqur Kapllani për gazetën gjermane “Rheine Zeitung’. “Ne duhet të shkojmë në ndeshjen kundër Augsburgut me mentalitet fituesi”.

Por si mund të funksionojë kjo, kur Augsburgu është në shtatë ndeshjet e fundit i pathyer. Kapllani ka gati këshillën: “Augsburgu është ekipi i momentit, por dhe ata kanë dobësitë e tyre. Nëse ne do ta ruanim sa më gjatë të jetë e mundur rezultatin 0-0, ndoshta ndonjë mbrojtësi i Augsburgut bën ndonjë gabim, dhe ne duhet të ndodhemi në vendin dhe momentin e duhur për ta shfrytëzuar”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 26 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›