Java 20, Skënderbeu – Teuta 3-0

www.albania-sport.com– Skënderbeu triumfoi 3-0 ndaj Teutës në ndeshjen e prapambetur të vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore, ndërkohë që të dielën do të luajë takimin e dytë të pazhvilluar, atë kundër Shkumbinit (java 22), e që do të sistemojë përfundimisht renditjen e Superligës për kalendarin virtual të fazës së tretë.
HEROI ROSHI
Blerja dimërore e minutave të fundit e korçarëve, mesfushori Klevis Roshi, me dygolëshin e tij në harkuan e 15 minutave, 51’ e 66’, ishte dhe heroi i takimit, ndërkohë që sulmuesi kroat Milain Guerrib realizoi in-extremis tripletën e pastër të “ujqërve të dëborës”.
16 JAVË
Skënderbeu nuk e shijonte fitoren në një ndeshje të kampionatit pas një serie të gjatë prej 16 javësh, më saktë nga 19 shtatori i vitit 2009, qysh kur skuadra korçare atëherë nën drejtimin e Gert Haxhiut kishte fituar 4-1 kundër Gramozit në javën e 4-t.
100 MIJË LEKË
Me këtë trepikësh të çmuar të financuar nga lobi më i fuqishëm financiar që është afruar ndonjëherë pranë një skaudre shqiptare, “detashmenti” i Mirel Josës do të përfitojë dhe shpërblimin e majmë, 100 mijë lekë për kokë.
18 PIKË
Skënderbeu ngjit në kuotën e 18 pikëve, por duke qëndruar sërish në vend të fundit (1 pikë më pak se Gramozi, 19), ndërkohë që ka dhe një ndeshje për të luajtur nga faza e dytë, atë kundr Shkumbinit.
JOSA-SHEHU
Ndeshja kishte edhe një sfidë specifike brenda saj, pasi pëbrallë njeri-tjetrit ishin dy trajnerë, Mirel Josa (Skënderbeu) dhe Ylli Shehu (Teuta), të cilët ishin së bashku gjatë 19 javëve të para të këtij edicioni te skuadra durrsake.
BILANCI
Ky ishte dhe takimi i 116-të midis dy skuadrave, ku bilanci flet në favor të Skënderbeut me 48 fitore, 35 barazime dhe 33 fitore të Teutës. Skënderbeu ka shënuar 123 gola, ndërsa Teuata, 116. Në fazën e parë, Teuta kishte fituar 2-0 me Skënderbeun në “Niko Dovana”, pikërisht kur në bankinë kishte Mirel Josën.
Kategoria Superiore
Java 20 (e prapambetur)
Skënderbeu-Teuta 3-0
Shënues: Klevis Roshi 51’, Klevis Roshi 66’, Milain Guerrib 92’
KATËR FITORET SEZONALE
TË SKËNDERBEUT
Java 1: Skënderbeu-Laçi 4-3
Java 3: Skënderbeu-Flamurtari 1-0
Java 4: Skënderbeu-Gramozi 4-1
Java 20: Skënderbeu-Teuta 3-0
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 25 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili