Murinjo, leksion zikaltër Ançelotit

(www.gazetaret.com) - Inter-Chelsea 2-1. Mourinjo mund Ançelotin, në një sfidë prestigji të dyfishtë për trajnerin e Interit, kundër ish-skuadrës së tij. Një fitore e bujshme si nga ana e rezultatit, por dhe nga performanca e skuadrës zikaltër, gjithmonë e varur nga “truri” i holandezit Uesli Shnajder.
Sulmuesi argjentinas i Interit, Diego Milito, befasoi blutë e Çelsit me një gol të shpejt brenda 180 sekondave të para, duke i dhënë një përmasë të frikshme zikaltërve në “San Siro” në sulmin e tyre të parë drejt portës kundërshtare falë një serie tresh pasimesh Eto’o-Shnajder-Milito, ky i fundit e bëri të pavlefshme përpjekjet e Xhon Territ dhe portierit Petr Ceh.
Çelsi reagoi dhe gjeti golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 51-të me anë të Salomon Kalu. Branislav Ivanoviç avancoi drjet zonës së Interit, dhe aty Kalu i ndihmuar edhe nga një devijim i pavullnetshëm i portierit të Interit, Hulio Sezar, çoi topin në rrjetë.
Gjithsesi, gëzimi i Karlo Ançelotit në sfidën e parë të tij në “Meaca” si trajneri i Çelsit, zgjati shumë pak, pasi pesë minuta më pas, një tjetër argjentinas, Estebian Kambiaso, pas një tjetër “shërbimi inteligjent” të holandezit Uesli Shnajder e të devijuar nga Ivanoviç, realizoi golin e fitores shpresëdhënëse.
Ndeshja e kthimit në “Stamford Brixh” mbetet e hapur, por me avantazhin e Interit.
Në sfidën tjetër të ditës së mërkurë, atë midis CSKA së Moskës dhe Seviljes së Spanjës, 90 minutat u mbyllën në barazim 1-1: Negredo (25’) realizoi për Seviljen dhe Marko Gonzales mposhti Andres Palop në minutën e 66-të.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 24 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili