E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 22, Apolonia – Dinamo 3-0

(www.albania-sport.com) – Apolonia i dha një leskion të hidhur Dinamos, duke mundur 3-0 në “Loni Papuçiu” kryesuesit e Kategorisë Superiore, java 22. Sulmuesi serb Mlladen Brkic shënoi dy gola (57’ e 69’), ndërkohë që kompletimin e triumfit fierak e kompeltoi Arbër Mone në minutën e 94-t. Kjo ishte humbja e dytë e Dinamos gjatë dy fazave të kampionatit, pas asaj me Shkumbinin (4-0) në Peqin. Gjithsesi, Dinamo është koka 1 e serisë për fazën e tretë, tashmë e shkëputur 14 pikë nga Besa e vendit të dytë. Apolonia u ngjit në kuotën 29 pikëve, por duke qenë në vendin e shtatë të renditjes do të jetë në gjashtëshen e dytë për kalendarin e fazës së tretë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 21 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›