E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojrat Olimpike Dimërore, medalja e dytë e artë për Amman

Skiatori nga Zvicra, Simon Amman, fitoi medaljen e tij të dytë të artë, gjatë Lojërave Olimpike Dimërore në Kanada, Vancouver 2010.
Amman është kështu fitues i katërfishtë olimpik në garën me ski. Medaljen e argjendtë dhe të bronztë i fituan polaku Adam Malysz dhe austriaku Gregor Schlierenzauer.
Ndërkohë, sportistët gjermanë kanë marrë përsëri medalje. Në garën me ski 2 herë nga 15 kilometra, Thomas Angerer fitoi medaljen e argjendtë. Medalja e artë dhe e bronztë në këtë garë, shkuan në Suedi te Marcus Helner dhe Johann Olsson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›