E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti: Gara për titull është e hapur

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se gara për titullin e Premier Ligës vazhdon të jetë e hapur, edhe pse Blutë u distancuan katër pikë nga Manchester Unitedi. Chelsea fitoi me rezultat 2-0 kundër Wolverhamptonit, ndërsa Unitedi u mposht 3-1 nga Evertoni, kështu që lideri u përforcua edhe më shumë në krye të tabelës.
"Hyjmë në ndeshje duke e ditur se kishim mundësi të përmirësojmë pozitën tonë pas rezultatit të Manchester Unitedit. Lojtarët ishin të vetëdijshëm se United ka humbur dhe ne arritëm të shfrytëzojmë këtë situatë". "Mirëpo, do të ketë shumë ndeshje nga tani e deri në fund të sezonit dhe asgjë nuk është vendosur në këtë moment. Ende ka shumë pikë në lojë", ka thënë Ancelotti për Press Association Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›