E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 23, Partizani – Pogradeci 4-2

www.albania-sport.com - Partizani rimori vendin e katërt në Kategorinë e Parë, pas fitores 4-2 me Pogradecin në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 23-të.

Enkelejd Pengu shënoi në minutën e 12-të për Pogradecin e Ylli Çekiçit, përpara se një minutë më pas Rezart Maho të barazonte shifrat për të kuqtë e Gerti Haxhiut.

Sokol Ishka kaloi për herë të parë në avantazh Partizanin në minutën e 19-të, për t’ia lënë radhën sërish Mahos të shënonte golin e tretë në të 28.

Me shifrat 3-1 dy skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që Erjon Rizvanolli firmosi golin e katërt për Partizanin në minutën e 66-të, e dy minuta më pas, Elhan Galica fiskoi shifrat në 4-2 të ndeshjes.

Për Partizanin kjo ishte fitorja e 12-të sezonale në 23 ndeshje, ndërsa tashmë është vetëm dy pikë larg Lushnjës së vendit të tretë, 44 pikë. Kategoria e Pare kryesohet nga Bylis me 59 pike.

Gjatë fazës së dytë, Partizani nuk ka humbur asnjë nga tetë ndeshjet, duke fituar gjashtë takime dhe barazuar dy të tilla, me Bylisin kryesues (1-1) dhe me Kamzën e vendit të pestë (1-1).

Sipas asaj që është deklaruar, lojtarët e Partizanit do të përfitojnë nga 2 milionë për kokë si lojtar për fitoren për katër ndeshjet e radhës: Bilishti e Pogradecin ( të dyja të realizuara), Turbinën dhe Elbasanin.

Partizani -Pogradeci 4-2
Shënues: Maho 13’, 28’, Ishka 19’, Rizvanolli 66’/ Pengu 12’, Galica 68’


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 30 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›