Zidane te Real Madrid për të mësuar

www.albania-sport.com- Zinédine Zidane, këshilltari special i presidentit Florentino Perez, shpjegoi se ai është te Real Madrid për të “mësuar” dhe se funksioni i tij do të përcaktohet përfundimisht “pak nga pak”. Ylli francez i bëri deklaratat e tij gjatë një interviste për gazetën spanjolle “Marca”.
“Gjërat do të vinë pak nga pak”, - nënvizoi “Zizou”. “Jam 38 vjeç dhe jetën e kam përpara dhe unë dëshiroj t’i mësoj gjërat dalëngadalë, për të parë se si funksion një klub.
“Florentino Perez ka në kokë një projekt të ri dhe unë jam pranë tij, kështu që do të përcaktojmë funksionin tim të ri”, - tha ish lojtari i Real Madrid dhe përfaqësueses së Francës.
Zidane, i rekrutuar nga Real Madrid në vitin 2001 nga Juventus për një shumë prej 75 milionë euro, luajti për klubin madrilen deri n vitin 2006.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 30 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili