Java 24, Flamurtari – Tirana 3-1

Pas një javë të tejmbushur me polemika të shumta midis dy kampeve, Flamurtari përmbysi dizantazhin e pjesës së parë, duke fituar 3-1 me Tiranën, në takimin përmbyllës në javën e 24-t të Kategorisë Superiore, fitorja e dytë më këtë rezultat ndaj kampionëve në fuqi, duke llogaritur edhe atë të arritur në javën e parë të fazës së parë.
Me Devi Mukën trajner e lojtar në fushë, Tirana dominoi në pjesën e parë në takimin kundër Flamurtarit në Vlorë. Ishte “vlonati fluturues” ai që dha asistin e golit të realizuar nga Sebino Plaku në minutën e 20-të, pas një goditje të bukur nga ish-lojtari i Dinamos. Gjithsesi, Plakut iu anulua edhe një gol disa minuta më pas.
Fraksioni i dytë foli tërësisht në ngjyrat “kuq e zi” të Flamurtarit, Franc Veliu shënoi një gol me kokë në minutën e 52-të, për t’ia lënë radhën Ardit Shehajt për të mposhtur portierin veteran të Tiranës, Blendi Nallbani, në minutën e 75-të.
Flamurtari kontrolloi pjesën e mbetur të lojës, ndërkohë që pas një gabimi tradicional të Nallbanit me një kapele në kokë, Migen Memelli pëfitoi për të realizuar nga afër golin e tretë të vlonjatëve, por dhe të parin kundër ish-skuadrës së tij.
Për Memellin, i cili për respekt të ish-shokëve të tij, nuk festoi pas shënimit, ky ishte goli i pestë sezonal, dhe i katërti me Flamurtarin.
Flamurtari barazoi me pikë Skënderbeun, të dy me nga 27 pikë, por me vlonjatët me golaverazh më të mirë, duke ndarë kështu vendet 10-11, e me Gramozin në vendin e fundit me 22 pikë.
Në javën e 25-të, Flamurtari do të luajë në Kavajë me Besën që nuk fiton prej 4 ndeshjesh. Tirana do të presë në shtëpi Vllazninë.
TRE TAKIMET
Faza 1: Tirana-Flamurtari 1-3
Faza 2: Flamurtari-Tirana 0-2
Faza 3: Flamurtari-Tirana 3-1
Kategoria Superiore
Java 24
19.03.2010
Kastrioti-Besa 3-2
Shënues: Oriand Abazaj 46’, Ivan Babiç 53’, Ivan Babiç 61’/ Vioresin Sinani 13’, Daniel Xhafaj 64’
20.03.2010
Skënderbeu-Dinamo 4-3
Shënues: Milain Guerrib 54’, Milain Guerrib 56’, Erlis Frashëri 73’, Marko Nestoroviç 75’/ Elis Bakaj 58’ (p), Elis Bakaj 62’, Marko Putinçanin 68’
Teuta-Gramozi 0-2
Shënues: Marko Dos Santos 53’, Semir Hadjibulic 71’
Apolonia-Shkumbini 0-0
21.03.2010
Vllaznia-Laçi 1-0
Shënues: Elvis Kraja 16’
Flamurtari-Tirana 3-1
Shënues: Franc Veliu 52’, Ardit Shehaj 75’, Migen Memelli 88’/ Sebino Plaku 20’
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Diele, 21 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili