E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Perandori” Adriano shpëton Flamengon

www.albania-sport.com - Adriano vazhon të jetë protagonist në kampionatin e Rio De Zhaneiros. Ish-sulmuesi i Interit shënoi dy gola për Flamengon në derbin kundër Botafogos. Goli i tij i dytë vulosi barazimin përfundimtar me një goditje me kokë në minutat shtesë. Pas ndeshjes “Perandori” nuk dëshiroi të fliste me gazetarët si shenjë proteste kundër shkrimeve për jetën e tij private. Në fillim të muajit mars ai ishte vendosur jashtë skuadrës pasi kishte munguar në stërvitje pas një grindje me ish-të dashurën e tij.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 22 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›