Java II, Dinamo e Tirana arrijnë fitoret e para
Dinamo ka arritur fitoren e parë të kampionatit, kur ka mundur dje Shkumbini 3-1, me gola të shënuar nga Petriçeviç, Plaku dhe autogoli i Xhyrës.
Për kampionët është suksesi i parë, pasi javën e kaluar u frenuan në fushën e tyre nga Teuta, me barazimin pa gola. Me tri pikët e djeshme, kampionët ngjiten në kuotën e katër pikëve dhe kryesojnë përkohësisht renditjen, në pritje të ndeshjeve të sotme. Suksesin e parë ka arritur edhe Tirana, 1-0 kundër Teutës, në fushën e Shijakut, për shkak se stadiumi i Durrësit është në rikonstruksion. Për bardheblutë ka shënuar Migen Memelli në minutën e 42-të dhe skuadra e Slishkoviçit është treguar e zonja të ruajë epërsinë deri në fund, megjithë përpjekjet e Teutës. Një fitore të bujshme ka arritur edhe Besa në Ballsh, duke përmbysur shifrat 2-0 në favor të Bylisit. Miqtë ishin pranë fitores deri në minutën e 70-të, kur Kuli shënoi golin e parë për miqtë. I njëjti lojtar barazoi shifrat nga pika e bardhë, ndërsa Progri i dha fitoren e madhe skuadrës së Haxhiajt, e cila shmangu humbjen e dytë në kampionat.
Në takimet e sotme, kryendeshja do të jetë ajo në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, midis Partizanit dhe Vllaznisë. Shkodranët vijnë pas ndeshjes në Napoli të enjten, por me optimizëm se do të arrijnë suksesin në Tiranë. Me besim shfaqet edhe Partizani, pas tri pikëve në Lushnjë, por sidomos për shkak të gjendjes së shkëlqyer të brazilianit Roma, i cili pritet të bëjë diferencën. Në Vlorë, Flamurtari do të kërkojë të ecë me pika të plota, duke synuar fitoren kundër Elbasanit zhgënjyes në javën e parë. Të dyja skuadrat kanë mungesa, por trajnerët kanë deklaruar se ato nuk do të ndikojnë në lojë. Në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit do të jetë “derbi i Myzeqesë”, midis Apolonisë e Lushnjës, skuadra që vijnë të dyja nga Kategoria e Parë.
Kategoria Superiore
Java II
Dje
Dinamo-Shkumbini 3-1
Petriçeviç 7’, Plaku 57’, Xhyra (a) 75’/ Gjata 90’
Bylis-Besa 2-3
Kapaj 8’, K.Dalipi 34’/ Kuli 70’, 76’ (p), Progri 80’
Teuta-Tirana 0-1
Memelli 42’
Sot, ora 17:00
Flamurtari-Elbasani
Partizani-Vllaznia
Apolonia-Lushnja