100 vjet shtet shqiptar
100 vjetori i shtetit shqiptar ka qenë shtysë për studentët e doktoraturës në departamentin e historisë, të cilët rreth këtij qerthulli kanë orientuar punimet e tyre shkencore për të përcjellë në kohën tonë fakte të reja mbi ngjarje të vjetra, të cilat siç tha drejtoresha e Arkvit të Shtetit Nevila Nika, ndryshe nga vite të shkuara sot mund të ndahen lirisht me këdo, madje në këndvështrimin e historianes Valentina Duka janë burimi i zhvillimit të historisë edhe mbi hipoteza të tjera.
Në këtë kontekst dekani i fakultetit të Histori-Filologjisë Shezai Rrokaj ka nxitur studiuesit e rinj që në kompromis me të vërtetën të mos ndalen kurrë së guxuari as përpara frikës së konfuzionit fillestar.
Konferenca shkencore ”100 vjet shtet shqiptar” i ka shërbyer rektorit të Universitetit të Tiranes Dhori Kule t’i drejtoi apelin e tij të gjithë departamenteve të fakulteteve në këtë universitet.
Kumtesat më të mira të dala nga kjo konferencë do të përmblidhen në një botim të veçantë, i cili do të publikohet në kuadër teë 100 vjetorit të shtetit shqiptar.