E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e 19-të në fokus. Tirana të kujdeset për euforinë

AGRON KAJA
Zëvendëskryeredaktor, gazeta "Panorama Sport"

Ndeshja e dytë e vitit 2007 dhe e 19-ta e kalendarit të Kategorisë Superiore për sezonin 2006-2007, pati të vecantën e saj më të mirë, sepse të gjitha ndeshjet u zhvilluan në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Në fakt kjo kishte ndodhur më 11 nëntor në javën e 11-të, pra gjithmonë në fazën e dytë të kampionatit dhe të shtunën ishte një kopje që e mbushi javën me 12 gola, me 3 fitore dhe 3 barazime. Por nuk mund të thuhet se java e 19-të u "vra" nga terreni i rënduar, e për pasojë ajo rrodhi sipas terrenit dhe motit të keq. Sepse në këtë javë u panë shumë rezultate suprizë, u panë shumë raste të humbura, por edhe lojëra pa nivel e ci cilësinë e një kampionati superior. Gjithsesi, duke e filluar nga kryesuesja, skuadra e Tiranës me fitoren në transfertë ndaj Luftëtarit ka bërë një pjesë të rrugës që e con drejt titullit të 23-të kampion. Sepse nuk mund të mendohet ndryshe, duke parë se në dy ndeshjet e vitit 2007 ka marrë dy fitore, madje me një golavarazh 7-0. Një ngjitje shumë cilësore, por që kërkon vëmendje për vazhdimësinë sepse është meraku se mos i "hyn vetja në qejf" dhe shkarkojnë "bagazhet" (pikët) gjatë rrugës. Por në javën e 19-të, ngjitja e Partizanit në vendin e dytë bëri që kjo skuadër të ketë mundësinë e një "tulle" drejt themelit të zonës së Evropës. Fitorja minimale dhe pa shkëlqim e skuadrës së kuqe, më shumë se sa tri pikët, është edhe një "amnisti" që presidenti i saj Albert Xhani ka marrë para tifozëve të kuq, të cilët në javën e kaluar kërkuan "prerjen" e kokës së tij nga kjo skuadër. Një tjeter "shpërthim" i vitit 2007 mund të quhet edhe skuadra e Besës së Kavajës, e cila tashmë duket se kërkon një rehabilitim të saj, pas fazës së parë ku mbeti në "mjegullën" e vendeve të fundit në renditje. Përsëri një fitore me tre gola, 3-0 ,e Flamurtarin, ashtu sikundër në javën e kaluar me Luftëtarin 3-1. Nga vendi i 10-të në vendin e 7-të, ky është kapërcimi që ka sjellë "kohën për ndryshim" tek kjo skuadër. Teuta duhet ta ketë "ters" vitin 2007, sepse në dy ndeshjet e luajtura ka marrë vetëm 1 pikë dhe ka pësuar 6 gola. Nga një skuadër pretendonte në vitin 2006, gjatë këtij fillimviti ajo po shfaqet në "pikë të hallit". Qoftë largut mos kërkon kthimin në identitet, sikundër në sezonin e kaluar, sepse rruga që po ndjek vetëm atje të con. Në kryendeshjen e javës së 19-të, Dinamo-Vllaznia, mungesa e golit bëri që kjo ndeshje të kalojë në mesin e fokusit të kësaj jave. Më mirë për Vllazninë e cila nuk po humbet gjatë dy ndeshjeve të vitit 2007, por një "humbje e busullës" së "nëndetëses", pas asj fitoreje në transfertë në javën e kaluar në Krujë. Shkodranët mund të quhen të suksesshëm me këto dy transferua barazimesh, duke menduar se janë të gatshëm për javën e ardhshme në ballafaqimin e 126-të me Partizanin, të cilit në fazën e parë i ka marrë 1 pikë me barazim e bardhë 0-0. Shkumbini dhe Elbasani ishin skuadrat që korrigjuan shënjestrën, sepse të dyja barazuan, pasi kishin në humbur të javën e kaluar. Apolonia zhgënjeu shumë në ndeshjen me Elbasanin, edhe pse luante me kampionen në fuqi. Edhe pse Sabino Plaku nuk dha gol, për këtë javë skuadra fierake duhet vecuar për atë përmbysje që i bëri rezultatit, nga 0-2 në 2-2. Flamurtari është duke u "ngushëlluar" vetëm me barazimin në javën e kaluar me Vllazninë, por gjithmonë është në "ethet" e dihatjes së Kastriotit. Kështu mund të thotë edhe Luftëtari, i cili me humbjen në fushën e tij me Tiranën e komplikon shumë pozicionin në vendet e rrezikshme në tabelën e renditjes. Së bashku me Kastriotin e Krujës, gjirokastritët nuk kanë marrë asnjë pikë në dy ndeshjet e luajtura gjatë muajit shkurt të vitit 2007, një vit i "mallkuar" që ndoshta do të kërkojë më shumë prej tyre. Kështu u shfaq java e 19-të e Kategorisë Superiore, me portrete që reflektuan ulje-ngjitje, luhatje të cilat tashmë janë pjesë e garës, e cila do të vecohet edhe për faktin "alla shqiptar", nuk pati dhunë në fusha dhe në stadiume.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›