Hasan Lika: “Partizani, mbetet gjithmonë Partizan”

Albania-sport (Intervistë)- Skuadra e Partizanit pas fitores me Kastriotin (1-0) ditën e shtunë, sot vazhdoi stërvitjen, në prag të ndeshjes së Kupës më Vllazninë, takim që do të luhet ditën e merkurë, më datë 14 mars 2007. Trajneri Hasan Lika i ndau futbolistët në dy grupe, ku në të parin bënin pjesë lojtarët të cilët u aktivizuan në ndeshjen me krutanët dhe pjesa tjetër, që keu një program të plotë, futbollistët e paaktivizuar.
Albania-sport.com ishte e pranishme në kompleksin sportiv Partizani dhe zhvilloi një bisedë me trajnerin Hasan Lika.
Lika, dy fitore rresht të Partizanit, të cilat nuk mund të konsiderohen aspak të rastësishme, por dhe një vend i dytë premtues...
- Nuk mund të them se i përkasin rastësisë. Ne ishim përgatitur seriozisht për të dyja ndeshjet, si me Elbasanin (0-2) në transfertë, ashtu dhe me Kastriotin (1-0) në shtëpi. Triumfuam ndaj dy kudnërshtarëve në dy ndeshje të vështira, por tashmë ato bëjnë pjesë në suksesin tonë. Gjithsesi, ne do të kemi pretendime për përmirësim të lojës tonë për të synuar fitore edhe në ndeshjet e tjera të kampionatit.
Të mërkurën do të përballeni me Vllazninë për Kupën e Shqipërisë, në një sfidë të trefishtë midis kampionatit dhe kupës me ekipin e Mirel Josës. Një përballje e vështirë për Likën?
-Cdo ndeshje ëstë e vështirë, ku kemi parasysh që Kupa ka dhe specifikën e vet. Partizani aktualisht gëzon jë formë të mirë sportive dhe këtë ekipi e ka treguar si jashtë fushës ashtu dhe në shtëpi. Vlaznia është një kundërshtar i traditës. Partizani shkon me pretendime në atë takim, ashtu si dhe Vllaznia ka synimet e saj. Shpresojmë që të zhvillojmë një rezultat të mirë dhe të arrijmë në trasnfertë një rezultat që të na japë shpresë për kualifikim.
Vllaznia, pas Kupës është dhe sfida e radhës në kampionat, që do të luhet më 21 shkurt. Partizani shkon në "Loro Borici", me dy pikë avantazh.
- Të mendojmë njëherë për rezultat pozitiv në Kupën e Shqipërisë.
Lika ndihet i qetë kur drejton tani një ekip tërësisht shqiptar?
- Futbollistët po japin maksimumin në stërvitje dhe kjo reflekton direkt në rezultate. Sigurisht që duhet të jemi kujdesshëm, por lojtarët janë të vetëdijshëm se duhet të japin më shumë në lojë.
Largimi i Ndrekeës dhe Bylykbashit, duket se ka dhënë efekte pozitive te pjesa e tjetër e madhe lojtarëve.
- Partizani është një ekip imadh, shumë lojtarë të rëndësishëm vinë dhe shumë të tillë largohen. Por, dua të theksoj se Partizani është dhe do të mbetet gjithmonë një Partizan
Intervistoi: Dash Frashëri