E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaos në tribunën e shtypit në “Selman Stërmasi”

Nga Dritan Ikonomi
Stadiumi "Selman Stërmasi" i licencuar edhe për ndeshje ndërkombëtare, nuk është në gjendje të ofrojë as komfortin minimal në tribunën e shtypit. Tribuna e medias ka mbetur prapa, krahasuar me zhvillimin e medias, vendet janë të pakta dhe një pjesë e mirë e tyre zihen nga persona që nuk kanë të bëjnë me shtypin dhe nga kameramanët, të cilët zënë me kamera edhe hapësirat midis vendeve , duke kufizuar vështrimin e duke vështirësuar në maksimum punën e reporterëve. Në të majtë të zonës së shtypit, shikimi pengohet nga një numër i pakuptimtë policësh që qëndrojnë në këmbë brenda tribunës VIP, ku zakonisht nuk ka asnjë VIP për të ruajtur. Ndërkohë që edhe aty mbizotëron i njëjti kaos, me njerëz që ulen sipas dëshirës e pa asnjë lloj e kriteri, thjesht se ashtu kanë qejf, ndoshta të bindur se janë në lartësinë e atij niveli që përfaqësojnë tri gërmat: V, I dhe P. Policët aty rrotull pengojnë vështrimin e gazetarëve, ndërsa personave që ulen pa kriter, në të dy zonat "e ndaluara" për tifozët e thjeshtë, u dhurojnë vecse buzëqeshje dashamirëse plot servilizëm. 1.pdf

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›