Java e 7-të e superligës nis me fitoren e Vllaznisë ndaj Pogradecit
Takimi Vllaznia-Pogradeci ka hapur siparin e javës së shtatë të kategorisë superiore, takim i cili është mbyllur me fitoren 1-0 të shkodranëve. Goli u shënua nga sulmuesi Xhevahir Sukaj në minutën e 56-të. Ndonëse kanë fitur, shkodranët qëndrojnë ende në një situatë të paqartë, ku primare mbetet se kush do të jetë trajneri, që do të marrë përsipër drejtimi e Vllaznisë pas shkarkimit të trajnerit Mirel Josa. Ashtu si në mesjavë në ndeshjen e kupës me Bylisin edhe ndaj Pogradecit ka qenë Elvis Plori trajneri që ka drejtuar kuqeblutë. Gjithsesi shpresohet se java që vjen ta gjejë Vllazninë me trajner të ri. Me këtë fitore ndaj pogradecarëve, Vllaznia shkon në kuotën e 10 pikëve, ndërsa për Sukajn ky është goli i gjashtë në 7 javë kampionat.
Të shtunën
VLLAZNIA POGRADECI 1-0
Shënues: Sukaj 56
E dielë (30.10.2011)
TOMORI - TEUTA (14:00)
APOLONIA TIRANA (14:00)
SHKUMBINI LAÇI (14:00)
DINAMO KAMZA (14:00)
E hënë (31.10.2011)
BYLIS FLAMURTARI (14:00)
SKËNDERBEU KASTRIOTI (17:00)
