E Diel, 1 Nëntor 2026

Luftëtari dhe Besëlidhja fitojnë në shtëpi dhe nisin shkëputjen

Java e tetë e kategorisë së parë ka konfirmuar formën e mirë dhe pretendimet e atyre skuadrave, që synojnë realisht  ngjitjen në superligë. Luftëtari ka fituar 2-0 në shtëpi ndaj Burrelit dhe me këtë tripikësh shkon në kuotën e 18 pikëve. Në Gjirokastër të dy skuadrat kanë shpërdoruar nga një rast shënimi nga pika e bardhë e penalltisë.  Kryendeshja e kësaj jave në kategorinë e parë ishte në Lezhë mes Besëlidhjes dhe Besës. Takimi ka qenë i fortë dhe është fituar 2-0 nga lezhjanët, që me këtë tripikësh mbeten të dytët në rënditje një pikë larg gjirokastritëve. Elbasani ka arritur ta marrë veten pas as humbje të thellë të një jave më për në Lushnje, ku në Ruzhdi Bizhuta ka në mundur minimalisht 1-0 Kukësin. Me këtë rezultat kanë fituar edhe lushnjarët në fushën e tyre ndaj Butrintit. Mamurrasi ka vuajtur për të mposhtur Adën. Mamurrsakët kanë fituar 2-1 dhe goli i fitores ka ardhur në fund të takimit. Himara ka arritur të marrë një fitore me përmbysje ndaj Gramshit, ku takimi ka përfunduar 3-2 në favor të himarjotëve. Skrapari ka fitur 2-1 me Ilirinë duke e zhytur në fund të rënditjes. I vetmi takim pa gola është regjistruar në vlorë në takimin Vlora- Gramozi. Luftëtari dhe Elbasani kanë një ndeshje më pak që do ta luajnë me 16 nëntor në Gjirokastër.

Rezultatet e javës së 8 të kategorisë së parë

 

SKRAPARI ILIRIA   2-1

BESËLIDHJA BESA 2-0

LUFTËTARI BURRELI 2-0

LUSHNJA BUTRINTI 1-0

MAMURRASI ADA 2-1-

VLORA GRAMOZI 0-0

HIMARA GRAMSHI 3-2

ELBASANI KUKËSI 1-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›