E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeneli, dy gola në fitoren e Helsinkit

Erfan Zeneli ka shkëlqyer në fitoren e HJK Helsinkit e cila fitore përballë Hakas me rezultat të thellë 5:2 në ndeshje e fundit të kampionatit finlandez. Mesfushori kosovar luajti 90 minuta në këtë takim derisa arriti të shënoj dy gola (’29 dhe ’50).

Edhe Berat Sadik ishte titullar kurse në minutën e 55’të i ka liruar vendin Parikkas. Helsinki e kishte siguruar qysh më herët titullin e kampionit derisa këtë sezon ka fituar edhe Kupën e Finlandës. Kontribut të madh në triumfin e Helsinkit, padyshim se kishin edhe dyshja shqiptare Zeneli-Sadiku.

Xhaferi shënon ndaj Jaros

Mesfushori kosovar Ymer Xhaferi ka shënuar gol në fitoren e skuadrës së tij Mypa e cila fitoi si mysafire e Jaros me rezultat 2:4. Ish anëtari i Trepçës ’89 dhe KEK’ut ishte titullar në këtë përballje derisa realizoi gol në minutën e 30’të për ta barazuar rezultatin në 1:1.

Xhaferi ishte transferuar këtë sezon te Mypa pas aventurës që pati te klubi shqiptar nga Maqedonia, Renova. Skuadra e mitrovicasit e ka përmbyllur sezonin në elitën e futbollit finlandez në vendin e tetë me 38 pik të tubuara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›