Arsenali fiton trilerin londinez

Atëherë kur besohej se pjesa e parë do të përfundojë në barazim, John Terry riktheu avantazhin e Blues duke shënuar për 2-1 në minutën e fundit të kohës së rregullt të 45 minutave të para. Por, pak minuta pas fillimit të pjesëlojës së dytë, në të 49-ën Andre Santos barazoi në 2-2 ndërsa Theo Walcott me një solo-depërtim kaloi për herë të parë në epërsi Arsenalin në minutën e 56-të.
Por, dueli i dy gjigantëve londinez kishte rezervuar dramë të mëtutjeshme. Juan Mata barazoi në 3-3 në minutën e 81-të mirëpo Topçinjtë u kundërpërgjigjën shpejt nëpërmjet kapitenit Van Persie i cili realizoi edhe dy herë tjera duke kompletuar het-trikun e tij në minutat 85 dhe 91 për fitoren 5-3 dhe pikë të plota, jashtëzakonisht të rëndësishme për ekipin e Arsene Wengerit që kishte nisur dobët këtë sezon në Premierligë. Pas 10-të xhirosh, Arsenal u ngrit në pozitën e gjashtë me 16 pikë ndërsa Chelsea mbetet e treta me 19 pikë.
Më herët në ndeshjen e parë të xhiros së 10-të, kampioni në fuqi, Manchester United mori pikë të plota nga udhëtimi në Everton ku fitoi me rezultat minimal 1-0. Golin e fitores për Djajtë e Kuq e realizoi sulmuesi meksikan Javier Hernandez në minutën e 19-të.