Hysi në formë, mposht edhe KEK’un
Kampioni aktual i Kosovës, Hysi ka filluar ta marr vetëm pas disa rezultateve negative. Pas fitores në Gjilani, bardh e zinjtë arritën të marrin tri pikë të arta edhe në Kastriot pasi mundën KEK’un me rezultat minimal 0:1.
Mentor Zhdrella, në minutën e 17’të arriti ta kaloj Hysin në epërsi 0:1, me të cilin rezultat përfundoi edhe takimi. ‘Elektricistët’ u munduan që ta barazojnë rezultatin por nuk arritën ta gjejnë rrugën deri te goli pasi mbrojtja e ekipit nga Merdara ishte shumë e sigurt.
Me këtë fitore Hysi ka tubuar 18’të pikë dhe dal ngadalë po i afrohet kreut të tabelës. Ndërsa KEK’u mbetet në kuotën e 10’të pikëve pas 12’të xhirove të zhvilluara në Superligë.