E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e Letërsisë Spanjolle nis në Tiranë

Përurimi

Përurohet sot Java e Letërsisë Spanjolle 2010. Veprimtaria e parë që do të çelë këtë javë, e cila vjen në kuadër të 23 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Librit, është konferenca “Jeta është ëndërr, ëndrra e jetës” ku do të referojë profesoresha Lina Rodríguez. Ajo do të flasë mbi veprën “Jeta është ëndërr” e autorit spanjoll Calderón de la Barca. E njëjta vepër do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe baletit në Tiranë si premierë botërore me muzikë të David Tukiçit. Në vazhdim do të përurohet ekspozita projekti “Librat nga spanjishtja në shqip” ku do të marrë pjesë edhe ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobbio. Kjo ekspozitë është realizuar nga studentët e Degës së Studimeve Hispanike të Departamentit të Spanjishtes në Universitetin e Tiranës dhe supozon një punim të studentëve të spanjishtes, në të cilin kanë fotografuar dhe analizuar ekzemplarë të disa veprave të letërsisë hispano-amerikane të përkthyera në shqip. Veprimtaritë do të organizohen në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›