Takimet Berisha-Klinton dhe Rama-Nano debat ne Kuvend

Takimi i kryeministrit Berisha me sekretaren amerikane të Shtetit Hilari Klinton dhe ai të enjtes mes Fatos Nanos me Edi Ramën, u përcollën mes batutash në seancën plenare të kësaj jave. Takimi Nano – Rama nisi ndërsa në seancë po shqyrtoheshin disa ndryshime në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Kryeparlamentarja Topalli dhe deputeti Socialist Balla shkëmbyen këto reagime.
Kuvendi ka hyrë tashmë në tremujorin e radhës të punës së tij, ku, natyrshëm, zgjedhja e presidentit të ri të vendit ka vëmendjen kryesore. Ndërsa nisja e procedurës është rreth një muaj larg, emrat më të përfolur për kryetarin e ri të shtetit janë kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli një ndër drejtueset e larta në Partinë Demokratike e cila ka shumicën e votave në Kuvend. I dyti është Fatos Nano, i cili duhet të sigurojë fillimisht 20 firma deputetësh, që të futet në garë, për çka ka nisur fushatën e tij të takimeve me drejtuesit e forcave politike parlamentare.
Socialistët në seancë debatuan me kryetaren e Kuvendit dhe për mospërfshirejn në kalendar të nismave të tyre, si dhe për mosmbledhjen e këshillit të mandateve për të konfimuar Edison Konomin deputet, pas dorëheqjes së Rudina Seserit dhe Gjon Bardhit. Topalli sqaroi se nuk ka asnjë zavrritje
“Këshilli bashkiak i Durrësit ende nuk ka paraqitur dosjen që i kemi kërkuar për dorëheqjen e Konomit si anëtar i këshillit bashkiak, pasi edhe ai në kundërshtim me kushtetutën aktualisht ka dy mandate”-tha Topalli.