Java e komedisë franceze

Ambasadori i Francës në Kosovë Jean-François Fitou deklaroi se është detyrë e tyre, që në bazë të mundësive të mbështesin të gjitha evenimentet kulturore në Kosovë. Ai shtoi se Kosova ka nevojë për mbështetje në fushën e kulturës.
“Kosova ka nevojë për këto evenimente, partneritet dhe mbështetje edhe pse është më e pjekur se sa ajo mendon. Në fushën e kulturës Kosova ka më shumë nevojë për mbështetje, se sa në fushat tjera të punës”, tha Fitou.
Kurse, drejtoresha e Aleancës franceze, Lauita Zhako, duke folur për programin e filmit për këtë vit, tha se do të shfaqen pesë komedi.
“Do të jenë pesë komedi, ku do të jetë komedia ‘Mirë se erdhe në veri’, e cila ka pasur shumë sukses dhe është komedi e viteve të fundit. Pastaj ‘Emri i njerëzve’, që është një komedi romantike, është një komedi që po ashtu ka pasur sukses. ‘Asterix dhe Obelix -Misioni Kleopatra’, është një komedi që është për të rritur, por edhe për fëmijë dhe një komedi klasike që është ‘Blondi dhe mami një këpucë të zezë’ dhe një komedi që është më shumë për të rinj ‘Pesëmbëdhjetë vjet e gjysmë’,” tha Zhako.
Ndryshe, kjo është java 11 e filmave francez që shfaqën në Prishtinë, kurse në Prizren që dy vite, e në Mitrovicë që tri vite. Edhe këtë vit hyrja është falas.