Nje fletë nga ditari i emigrantit...
Mergimi! Kjo fjale qe te sjell trishtim ne zemer, lot ne sy. Kjo fjale qe mbart me vehte mall per te afermit qe nuk i ke prane. Ndjenjat qe te jep largimi nga vendi ku ke lere, ku ke hedhur hapat e para te jetes, ku ke belbezuar fjalet me te embelta te gjuhes tende, shoqerojne prej shekujsh dhe shqiptaret. Shqiptaret tani i gjene kater anet e globit, te emigruar here per shkaqe politike, here ekonomike apo sociale.
Ata ne cdo vend qe kane shkuar kane ditur te gjejne vetvehten, kane ditur te pershtaten me jeten e vendit ku kane emigruar. Shqiptaret i gjen ne Itali, Greqi, Turqi, Gjermani, France, Belgjike, Hollande, Svicerr, Luksemburg, Suedi, Egjipt, Australi, Amerike, Kanada, Argjentine dhe ne mbare boten.
Nje nder shtetet ku shqiptaret kane emigruar me se shumti keta vitet e fundit ka qene dhe Britania e Madhe, apo Amerika e vogel, sic mund ta quaja une, jo vetem per arsyen qe flitet e njejta gjuhe, anglishtja,por dhe per vete kushtet qe i ka krijuar ky shtet ne nje fare menyre. Per shqiptaret Britania e Madhe (Anglia), dhe me perpara ka qene e njohur, por si per cudi eshte lene ne nje fare harrese persa i perket emigrimit drejt ketij shteti gjere rreth vitit 97, me ngjarjet qe ndollen ne vendin tone, ku ardhja e tyre u shtua se tepermi ne vitet 98-99 me luften ne Kosove.Ne nje reviste shqip qe botohet ne Angli shkruhej para ca muajsh nje deklarate e Deni Sriskandarraxha, nga Insituti i Kerkimeve per Politikat Publike (IKPP), ku nder te tjera thuhej; "Gjate 10 viteve te fundit kemi pare nje rritje te pa imagjinueshme relative te numrit te emigranteve nga disa vende dhe rajone. Ballkani eshte nje prej ketyre rajoneve.Numri i emigranteve qe thone se kane lindur ne ish-Jugosllavi dhe ne Shqiperi eshte disafish me i larte krahasuar me dekadat e shkuara." Pas viteve 98-99, Anglia ne syte e shqiptarve u pa si ishulli shpetimtar, ku nuk harruam te thurim lloj lloj ngjarjesh, lloj lloj legjendash mbi fitimin e parave qe behet ne Britani.
Por legjenda merr fund kur perpjeket me rrealen, e cila si cdo fillim nuk eshte i lehte per askend. Cdo njeri kur nderron shtratin e tij me nje tjeter e ka te veshtire te mesohet me te ne fillim, jo me te nderrosh nje shtet, ku sigurisht nderrohet jo vetem gjuha, por dhe zakonet, kultura, tradita.
Sot ne Britanin e Madhe gjinden rreth 45 deri ne 50 mije shqiptar, te emigruar jo vetem nga Shqiperia, por dhe nga Kosova dhe Maqedonia.Ata jane vendosur ne qytete te shumta te ishullit te vjeter Britanik si ne,Londer, Birmingham, Leeds, Liverpool, Manchester, Oxsford, Camridge e ne te tjera qytete. Eshte e pa mundur te udhetosh neper qytetet kryesore te Anglise dhe te mos gjesh shqiptar, ku ata dominojne me shume ne qytetin kryesor te Britanise se Madhe, sigurisht ne Londer. Po te thuash ne cdo lagje, ku ne Londer qyteti ndahet me zona,pra ne cdo zone mund te gjesh shqiptaret. Ata mund ti takosh fare rastesisht ne nje kafe, ne nje supermarket, ne autobuz, ne tren, apo dhe ne deren e nje kinemaje.Por shqiptaret ne Angli kane dhe baret apo kafenete e tyre,te emertuara ne shqip, si "Kafe Shpati", " Restorant Adriatik", "Arberia" e te tjera si keto, dhe jo si ne Shqiperi ku emrat e lokaleve jane nga me te ndryshmet, por jo shqip.Dhe ne keto bare dhe mini lokale flitet per hallet,per mallin, por pa harruar politiken,hob te cilin shqiptaret nuk harrojne ta marrin me vehte kudo qe te shkojne. Por ne Londer zhvillohet dhe nje lige e vogel kampionati futbolli ndermjet shqiptarve, ku sigurisht ne keto ndeshje spikat "toleranca", se si gjithmone kemi deshire te fitojme, pra del ne pah ai damari ballkanas qe nuk e njohim humbjen. Por gjithsesi pas lojes te gjithe mbeten miq.
Shumica e familjeve shqiptare para rreth 1 viti e gjysem, u liruan nga nje stres i cili i shoqeronte prej kohesh. Ankthi i nje rikthimi te pa deshirueshem morri fund pas nje amnistie qe nxorri parlamenti Anglez, ku perfituan po te thuash te gjitha familjet qe kishin ardhur para tetorit te vitit 2000. Kjo gje i lehtesoj shpirtrat e shume e shume emigranteve, te cilet jane ambjentuar me jeten ne ishullin e vjeter, dhe endrrat e tyre per nje te neserme me te mire nuk i lane pergjysem. Emigrantet shqiptar i gjene te punesuar ne vende te ndryshme pune.I gjene ato si ustallare ndertimi, marangoze, barmen, kamarjer,guzhinier, berber, shofer, por i gjene ato dhe inxhinier, drejtues ne kompani te ndryshme, apo qe drejtojne vete ndoj biznes modest te tyren.Por shiptaret i gjene dhe te punesuar ne sherbimet e rendit publik.
Ne kete emigrim bashkombasit tane, nuk kane harruar trashegimin e gjuhes se tyre tek brezat te cilet ose kane ardhur te vegjel ose kan lindur ne Britani, dhe kane krijuar nje klase ku mesohet gjuha shqipe, gjuha e nenes. Dhe sic shprehen prinderit emigrante; Shqipja-trashigimia me e vyer per femijet tane ne emigrim. Dhe si pa dashur te vijne ne mendje vargjet e Fishtes;
"Mallku qofte ai bir shqiptari
qe ket gjuhe t'Perendise
trashigim qe ia la i pari
trashigim si'a len ai f'mise.."
Por si kudo ne cdo vend dhe ne Britani ka ndonje qe prish imazhin shqiptar, me grabitje, vrasje e gjere tek ajo qe mediat i thone "tregetia e mishit te bardhe". Dhe te vjen keq, ndien dhimbje kur ne media emri i kombit tend behet personazh i se keqes, ashtu sic ndihesh krenar kur permendesh per mire,sic ishte rasti i para dy diteve kur boksieri yne Qato, fitoj ndeshjen e tij. Dhe sigurisht ai nuk harroi te ngrej lart ne duar flamurin tone kombetar. Te jesh ne emigrim nuk do thote vetem te vuash, nuk do thote vetem te kesh mall. Te jesh ne emigrim eshte dhe nje lloj pergjegjesie, nje lloj detyre qe duhet ta kete cdo njeri,pamvaresisht nga pozicioni qe ka. Duke qene ne dhe te huaj njeriu eshte pasqyre jo vetem e vehtes se tij, por dhe e kombit nga i cili vjen. Te jesh ne emigrim nuk mjafton te thuash vetem se je shqiptar,por dhe te mundohesh ta mbash me nder ate,sa te mundesh. Te gjithe emigrantet jane ambasador te vendit te tyre, jane perfaqesues te denje te njer kulture, te nje tradite qe nuk duhet te vdese. Jam i sigurt qe te gjithe ne emigrimin e tyre, veshen kepucet mbrapsht, per te lene gjurmet e kthimit,qe e nesermja te mos njohe lotet, brengen e mallit...