E Shtunë, 31 Tetor 2026

Javë e rëndësishme

Valon Behrami është i angazhuar në detyra ndërkombëtare në mesjavë, por ka insistuar se prioritet i tij është të mbajë West Hamin në Premierligë.

Kosovari me nënshtetësi zvicerane pritet të paraqitet në miqësoren kundër Uruguait të mërkurën, që do të jetë ndeshja e tij e 26-të për ekipin helvetik prej debutimit më 8 tetor 2005 në barazimin 1-1 me Francën në kualifikime për Kampionatin botëror 2006.

Mirëpo, 24 vjeçari do të mbajë përqendrimin e tij për ndeshjen e rëndësishme të shtunën kundër Bolton Wanderers në Boleyn Ground, që vjen pas fitoreve 2-0 dhe 3-0 në dy ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Birmingham City dhe Hull City, respektivisht.

“Kjo është ndeshje e ngjashme me atë kundër Hull. Takohemi me ekip në shkallë të ngjashme dhe ata janë ekip fizik. Ne duhet të fitojmë në shtëpi duke luajtur sikur kundër Bimringhamit dhe Hullit. Kjo është ndeshje shumë, shumë e rëndësishme”, tha Behrami për ueb faqen zyrtare të klubit. West Ham gjendet në pozitën e 13-të në Premierligë më 27 pikë nga 27 ndeshje. Ata kanë vetëm tri pikë mbi zonën e rrezikuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›