Me Murinjon, 62 pikë në 32 transferta
Interi
Interi kthehet te fitorja pas tre barazimesh radhazi. Kryesuesit janë të pathyeshëm që prej 11 ndeshjesh, duke arritur kështu rekordin sezonal të Milanit dhe duke u konfirmuar skuadra më e fortë edhe jashtë shtëpisë. Në 32 transferta në kampionat nën drejtimin e Murinjos, zikaltrit kanë regjistruar 18 fitore, 8 barazimi dhe 6 humbje, duke grumbulluar 62 pikë (një mesatare prej 1,93 për ndeshje): një rekord i vërtetë. Ndërkohë që ndeshja e tyre e radhës është ndaj Udinezes, e cila nuk fiton ndaj tyre prej 12 ndeshjesh.
#