Vazhdojnë përgatitjet

Kombëtarja shqiptare, të hënën, ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër përfaqësueses së Irlandës së Veriut, që do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin ‘Qemal Stafa’ në Tiranë.
Trajneri kroat, Josip Kuze, nuk ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët, pasi disa nga ta nuk kanë mbërritur me kohë në Shqipëri, ngase të dielën ishin të angazhuar me skuadrat e tyre.
Mesfushori i ekipit qipriot Apollon Limassol, Klodian Duro ka vlerësuar se miqësorja kundër irlandezëve do të jetë e mirëseardhur për Kombëtaren shqiptare, e cila që nga nëntori i vitit të kaluar nuk ka zhvilluar ndeshje.
“Takohemi për herë të parë pas kaq kohësh dhe për fat grupi është i plotë”, ka thënë Duro gjatë konferencës për shtyp, duke nënkuptuar rikthimin e të lënduarve Arian Beqaj e Altin Lala.
Edhe pse Irlanda e Veriut nuk ka shumë ngjashmëri me skuadrat që Shqipëria ka në grupin për eliminatoret për Euro 2012, ish futbollisti i Tiranës thotë se këto miqësore janë tepër të vlefshme për Kombëtaren.
“Megjithëse Irlanda e Veriut është e ndryshme nga skuadrat e tjera që ne kemi në grup, kjo miqësore na vlen shumë pasi duhet të krijojmë grupin dhe të jemi gati për eliminatoret”, shtoi Duro.
Përballja Shqipëri – Irlandë e Veriut do të zhvillohet të mërkurën në orën 20.45, në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’.