E Shtunë, 31 Tetor 2026

Runi: Dua trofe si ekip, jo si individ

Mançester Junajtid

Sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejn Runi, insiston se fitimi i trofeve me ekipin është interesi i tij primar, dhe jo suksesi individual e lëvdatat e analistëve. Runi, ndaj Aston Vilës, shënoi golin e 28 në të gjitha kompeticionet dhe mohoi se është duke e ndjekur rekordin e Ronaldos prej 42 golave në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni. “Kristiano shënoi 42, por unë po shikoj se si të kontribuoj në fitimin e titujve. Nëse ndodh (shënimi i 42 golave) do të ishte shumë mirë, por nëse ne fitojmë trofe atëherë edhe më mirë”, tha Runi.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›