E Diel, 1 Nëntor 2026

Pato i dëmtuar, mungon me Romën dhe Junajtid

Milani

Në ndeshjen e të dielës ndaj Atalantës, Milani ka marrë një goditje të rëndë, pasi Pato ka pësuar një dëmtim të rëndë muskular. Ai e la fushën me barelë. Dëmtimi mund të jetë më pak i rëndë sesa u mendua. Por e sigurt është që Pato do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të kuqezinjve, sfidën kundër Romës (të shtunën më 6 mars) dhe Mançester Junajtid (të mërkurën 10). Gjithnjë nëse nuk do të ketë ndonjë rikuperim në një kohë rekord. Megjithatë, shanset që një gjë e tillë të ndodhë janë të pakta.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›