Simeone, trajneri i ri i Atletiko Madrid
ROME-Diego Pablo Simeone është trajneri i ri i Atletikos së Madridit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi spanjoll në një komunikatë zyrtare në uebsajtin e tij. “El Cholo”, ka pranuar propozimin e drejtuesve të klubit madrilen, pas shkarkimit të Gregorio Manzanos. Ai do të prezantohet ditën e martë në klubin spanjoll, që endet në zonën e mesit të renditjes. Simeone ka luajtur në të shkuarën me Atletikon, Interin dhe Lacion, ndërkohë që ka disa vjet që ka nisur me sukses edhe karrierën e trajnerit.
(a.latifi/d.b/BalkanWeb)
(a.latifi/d.b/BalkanWeb)