Javë perfekte për Higuain

Sulmuesi i Real Madridit dhe Argjentinës, Gonzalo Higuain është jashtëzakonisht i kënaqur me paraqitjen e tij për klubin dhe Kombëtaren në javën e fundit.
23-vjeçari i ndihmoi Realit të ngjitet në pozitën e tretë në La Liga, duke realizuar het-trik në fitoren 4-0 ndaj Espanyolit, më 2 tetor.
Vetëm gjashtë ditë më vonë, Higuain kompletoi një tjetër het-trik në fitoren e Argjentinës ndaj Kilit 4-1, në kualifikime për Kampionatin botëror 2014.
“Ishte një javë perfekte. Jam shumë i lumtur me mënyrën si kanë shkuar gjërat. Përveç golave, jam i lumtur me fitoret e arritura”, tha Higuain për AS.