E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllasi: Serbia ndihmon serbët me njohjen e Kosovës

Ish funksionari socialist, Azem Vllasi deklaroi se Serbia më së miri do ti ndihmojë serbëve të Kosovës nëse e njeh pavarësinë e Kosovës dhe vlerësoi se pushteti aktual në Serbi vazhdon politikën “millosheviqiane” ndaj Kosovës.

”Ajo politikë është absurde dhe tragjikomike. Millosheviqi i dhunshëm, i vrazhdë dhe pa vizion e urti, me të vërtetë ka menduar se mundet në atë mënyrë të mbajë Kosovën nën Serbi. Dhe ka përfunduar në Hagë. Ndërsa këta që tashti janë në pushtet në Serbi, kur është Kosova në pyetje, as që dinë çfarë po flasin dhe çfarë po bëjnë”, ka shkruar Vllasi në tekstin autorial për të përditshmen "Dnevnik" të Novi Sadit.

Sipas tij, Beogradi ka “alarmuar” një numër të serbëve në veri të Kosovës që me barrikada dhe “metoda tjera rebeluese” të kundërshtojë integrimin normal dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›