E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medevdev kërkon aternativa për mburojën raketore

Presidenti i Rusisë në largim, Dmitry Medvedev, deklaroi se perëndimit “po i kalon koha” për paraqitjen e propozimeve të reja që do të kishin edhe pajtimin e Rusisë për mburojën raketore të Evropës.

Derisa po fliste për këtë temë në një konferencë për siguri në Moskë, Medvedev tha se, “ne jemi të gatshëm të diskutojmë për ide alternative”, megjithëse u ankua se perëndimi deri tani nuk ka ofruar asnjë ide të re.

Ai përsëriti se Rusia nuk kishte mbretur fort e bindur nga argumenti i NATO’s, sipas të cilit mburoja e propozuar raketore ka për qëllim mbrojtjen nga sulmet eventuale që mund të vijnë nga shtetet si Irani.

Zyrtarët e lartë të Rusisë vazhdimisht kanë shprehur shqetësime se mburoja raketore, që udhëhiqet nga SHBA’të, do të mund të dëmtonte aftësinë mbrojtëse kundër-bërthamore të Rusisë.

Paralelisht, Aleanca Veri-atlantike ka hedhur poshtë propozimin e Rusisë që sistemi raketor të udhëhiqet së bashku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›