E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e higjienës në tregje

23/03/2012  Shoqata e tregjeve kërkesë Bashkisë për ndërhyrje

Porcelani e Kombinati tregjet më problematikë

Tregjet e kryeqytetit vijojnë të përballen me kushte të dobëta higjienosanitare, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve. Pavarësisht inspektimeve të bëra nga Bashkia e Tiranës gjatë muajve të fundit, infrastruktura e tregjeve ku shiten produktet ushqimore është në gjendje të mjerueshme. Kundrejt kësaj situate shqetësuese shoqata e tregjeve i ka bërë kërkesë Baskisë që të ndërhyjë për përmirësimin e infrastrukturës. Ndonëse janë të gjitha tregjet e produkteve ushqimore që përballen me mungesë të higjienës, gjendja paraqitet më e rënduar në tregun e Porcelanit dhe atë ushqimor të Kombinatit, për të cilat Shoqata e Mbrojtjes së Tregtarëve i ka bërë kërkesë Bashkisë për të ndërhyrë urgjentisht në sistemin e tyre. Sipas Shoqatës së Tregjeve, kërkesa i është përcjell Bashkisë si nevojë për të ndryshuar kushtet në të cilën tregtohet, që qytetarët të blejnë produktet më të shëndetshme dhe më të sigurta. Kreu i kësaj shoqate, Niko Zherdi, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se qytetarët kanë nevojë të blejnë produkte me çmime të lira, por që të jenë edhe të sigurta sa u takon kushteve në të cilat tregtohen. Më tej Zherdi shton se për të shmangur abuzimet me ndryshueshmërinë e çmimeve të produkteve ushqimore është e nevojshme edhe ngritja e një tregu lëvizës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›