E Shtunë, 31 Tetor 2026

Javën e ardhshme raporti për Mediun

Zëdhënësja e kryetares, Suela Ruseti deklaroi dje se, "në mënyrë të menjëhershme, Kryetarja e Kuvendit thirri anëtarët e 

Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për t'u njohur me dokumentacionin e ardhur, në mënyrë që të krijojnë bindjen e nevojshme dhe të përfundojnë sa më shpejt procedurat me votim në seancë plenare". Kryeprokurorja ka dërguar katër volume me dokumente për çështjen e hetimit të dosjes "Gërdeci", ku përfshihen raportimi i institucioneve te Presidenti, të letrave të Shtabit të Përgjithshëm. Materialet janë sekrete, pasi iu është lënë një zyrë e posaçme anëtarëve të Këshillit të Imunitetit. Dje në mbrëmje kanë shkuar disa deputetë dhe kanë parë materialet. Gjithashtu, janë përfshirë edhe disa prej raportimeve të ditës, ku jepen shifrat për procesin e demontimit në Gërdec, pra sasia e municioneve që është dërguar në atë fabrikë. Anëtari i këtij Këshilli, republikani Arjan Madhi është shprehur i kënaqur në lidhje me materialet shtesë të paraqitura nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme. Në një prononcim për median kreu i grupit të PR-së, Madhi e cilësoi pozitive reagimin e Prokurorisë në lidhje me materialet shtesë. Ndërsa mësohet se në javën e ardhshme, Kuvendi mund të votojë raportin përfundimtar mbi kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit të PR-së, ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›