Withers: SHBA mban premtimet
Një vit pas vizitës së Presidentit të SHBA-së, George Bush, materniteti "Mbretëresha Geraldinë" inauguron urgjencën e re. Jo rastësisht inaugurimi u bë në këtë ditë, pasi ideja për këtë qendër lindi 10 qershorin e vitit të kaluar.
Urgjenca e re do të funksionojë si një qendër ditore ku do të marrin asistencë mjekësore gratë shtatzëna. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, John Withers. Ai i kujtoi qeverisë shqiptare se shteti që ai përfaqëson ka mbajtur premtimet e bëra gjatë vizitës së Bush në Shqipëri. "Dy premtime bëri presidenti vitin e shkuar gjatë vizitës në Shqipëri. I pari për të mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe i dyti anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, të dyja këto premtime janë mbajtur", tha Withers. Ndërkaq sipas drejtorit të maternitetit "Mbretëresha Geraldinë", Halim Kosova, kjo qendër do të ndikojë edhe në uljen e numrit të lartë të vdekshmërisë foshnjore. Ndërtimi i qendrës u mundësua nga USAID dhe AMC me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, nënvizoi se kjo qendër shkon në të njëjtën vijë me objektivat e Ministrisë së Shëndetësisë për rritjen e standardeve të sistemit shëndetësor. "Kujdesi për shëndetin e nënës dhe fëmijës është një prioritet madhor i qeverisë shqiptare dhe ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që standardet e shërbimit jo vetëm në këtë maternitet, që është nga institucionet tona shëndetësore më të mira, por në të gjithë vendin, të përmirësohen rrënjësisht", vijoi Ndoka.