Javës së ardhshme nis plotësimi i formularit A-3
08/10/2009 Pranimet në universitete, faza e tretë e pranimeve me rishpërndarje të re kuotash
Në fillim të javës së ardhshme pritet që të fillojë procedura e aplikimit për përzgjedhjen e fituesve të fazës së tretë, që do të plotësojnë kuotat e mbetura bosh në fakultete për vitin 2009-2010. Burime pranë Ministrisë së Arsimit bëjnë të ditur se tashmë ka përfunduar evidentimi i vendeve të mbetura bosh në të gjitha programet e studimeve të larta publike në vend dhe kanë rezultuar një numër i lartë kuotash të parealizuara. Këto kuota do të plotësohen nëpërmjet një rishpërndarjeje të re fituesish, e cila do të përcaktohet nga renditja e re e preferencave. Kështu, kandidatët humbës në datat që do të publikohen pas disa ditësh do të paraqiten pranë drejtorive arsimore të rrethit të tyre, ku do të tërheqin formularin A-3 të preferencave. Në këtë formular ata do të listojnë edhe një herë nga e para preferencat e tyre, çka u jep edhe një shans tjetër për të mos humbur vitin akademik. Formulari i ri i preferencave do të përmbajë një renditje të re degësh, e kombinuar kjo në bazë të kuotave të mbetura bosh për secilin prej fakulteteve. Procedura e aplikimit, përcakton që këtë formular do ta plotësojnë vetëm ata kandidatë që kanë dhënë të katër provimet e Maturës Shtetërore, por që më rezultatin e tyre nuk arritën që të klasifikohen fitues në asnjërën prej fazave të pranimit. Sipas të dhënave të publikuara, raportohet se universitete e rretheve kanë rezultuar me numrin më të lartë të kuotave të parealizuara. Ndërsa pranë universitetit më të kërkuar në kryeqytet me mbylljen e regjistrimit përfundimtar janë evidentuar rreth 182 kuota të paplotësuara për të teta fakultetet përbërëse. Më poshtë do të gjeni të plotë tabelën e kuotave bosh për Universitetin e Tiranës.
Numri i paplotësuar i 182 kuotave në Universitetin e Tiranës
Fakulteti Histori Filologji - 12
Gjuhë-letërsi - 2
Gjeografi - 1
Histori - 2
Gazetari - 7
Fakulteti i Mjekësisë - 2
Mjekësi e përgjithshme - 1
Stomatologji - 1
Fakulteti i Drejtësisë - 3
Fakulteti i Infermierisë - 24
Infermieri - 6
Mami - 3
Fizioterapi - 3
Imazheri - 2
Logopedi - 7
Infermieri Kukës - 3
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja - 56
Anglisht - 9 (Tiranë 5; Sarandë 3, Kukës 1)
Italisht - 16
Frëngjisht - 8
Gjermanisht - 7
Rusisht - 4
Turqisht - 6
Greqisht - 2
Spanjisht - 4
Fakulteti Ekonomik - 36
Administrim biznesi - 12
Financë - 1
Ekonomiks - 1
Kukësi - 9
Sarandë - 13
Fakulteti Shkencave të Natyrës - 35
Informatikë - 5
Inx.matematike-informatike 1
Matematikë - 1
Fizikë - 5
Biologji - 4
Kimi ushqimore - 8
Kimi industriale - 3
Kimi e përgjithshme - 8
Fakulteti i Shkencave Sociale - 14
Psikologji - 2
Shkenca politike - 1
Punë sociale - 4
Filozofi - 7