E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në rritje përhapja e sëmundjeve mendore

08/10/2009  Persona që kanë kryer krime e që do të deklarohen si të sëmurë mendorë do të trajtohen në spitale

Problemet më të shpeshta: psikoza skizofrenike, gjendja depresive dhe psikoza aktive.

Vëzhgimet në vendin tonë kanë treguar se përhapja e sëmundjeve mendore ka ardhur në rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Ndonëse të dhënat janë të pjesshme, rezulton se jo pak, por një në katër persona në vend manifestojnë komplikacione të formave të ndryshme të shëndetit mendor, alarm ky që është lëshuar edhe nga specialistët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve tona në shtimin e qendrave për trajtimin e tyre të specializuar. Në funksion të kësaj, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se një qendër e specializuar do të hapet veçanërisht për trajtimin e personave që kanë kryer krime e që manifestojnë probleme mendore. Sipas kreut të këtij institucioni, personat që kanë kryer krime e që do të deklarohen nga strukturat e shëndetësisë si të sëmurë mendorë, do të trajtohen në spitale. Këta të fundit do të evidentohen me ndihmën edhe të organeve të drejtësisë.

Situata

Studimet e kryera në lidhje me përhapjen e këtyre sëmundjeve tregojnë se një në katër persona shfaq probleme mendore e veçanërisht ato stresuale gjatë vizitës që kryejnë pranë institucioneve shëndetësore. Por ajo që është cilësuar edhe më problematike është fakti i trajtimit dhe kapjes së këtyre sëmundjeve në kohë. Fatkeqësisht, qendrat e kujdesit parësor, ose mjeku i familjes, siç njihen ndryshe, janë edhe hallka e parë e kontaktit të këtyre personave. Megjithatë, siç deklarohet, jo në pak raste këto stafe shëndetësore nuk kanë njohuritë e duhura në trajtimin e këtyre sëmundjeve. Kjo ka bërë që në shumë raste të trajtohen si sëmundje kalimtare, duke u ngatërruar me diagnoza të tjera.

Për sa u përket të dhënave të përpunuara nga ISKSH për kujdesin mbi shëndetin mendor, nga 30 kode diagnozash të listuara te ne për këtë sëmundje rreth 82 % të

sëmundshmërisë e zënë vetëm 3 diagnoza: psikoza skizofrenike, gjendja depresive, psikoza aktive.

Trajtimi

Përveç shtimit të qendrave trajtueset specializuara dhe stafeve të kualifikuara, është pohuar se një pikë tjetër që pritet nga profesionistet e shëndetit mendor është përgatitja e udhëzuesve klinikë dhe e protokolleve të mjekimit për një diagnostikim dhe mjekim sa më racional, si dhe me kosto-efektivitet të pacientit. “Duke pasur parasysh numrin në rritje të personave që vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor, duhet menduar për politika të tjera edhe në nivelet e tjera të sistemit shëndetësor përpos atij parësor”, - ka pohuar drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. Sipas saj, integrimi i shërbimit për të sëmuret mendorë në sistemin parësor është një nga pikat kyçe për të parandaluar dhe trajtuar në kohë personat që shfaqin probleme në shëndetin mendor. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, lidhur me qendrën e re që do hapet ka pohuar se “jemi në rrugën e duhur dhe ndërmjet edhe ndërhyrjeve buxhetore, por duke kombinuar edhe me mbështetjen e huaj, e cila nuk ka munguar t’i japë një hov të ri kësaj problematike. Të gjithë ata të sëmurë mendorë që janë përcaktuar si të tillë dhe duhen trajtuar si të tillë dhe ne do të procedojmë më tutje edhe me strukturat përkatëse. Është një spital, i cili është në proces të rikonstruktimit të tij, ku këta të sëmurë do të trajtohen si të tillë dhe jo thjesht si të dënuar.”

Hana

“Në listën e barnave te rimbursueshme për vitin 2009 gjithsej janë 68 barna të e rimbursueshme, me një peshë specifike në listën e rimbursimit 12.2% ndaj totalit të

shpenzimeve të rimbursimit. Vetëm në vitin 2009 janë shtuar 10 barna të rejam apo 3 principe aktive të reja në listën e rimbursimit për sëmundjet mendore. Gjithashtu ISKSH-ja është përpjekur që t’u vijë në ndihmë personave me këto sëmundje duke futur në listën e rimbursimit formë-doza të përshtatshme për kategori të ndryshme pacientësh, si dhe në raste me rezistenca ndaj mjekimeve në kategori të ndryshme pacientësh, si dhe në raste me rezistenca ndaj mjekimeve të rekomanduara, lehtësim të marrjes së mjekimeve përtej kufizimeve nëpërmjet këshillit administrativ të saj.”

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›