E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen rastet e të sëmurëve mendorë

Drejtoresha e ISKSH-se Elvana Hana në konferencën kombëtare "Shëndeti mendor në Kujdesin Parësor" organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi se janë shtuar rastet e të sëmurëve mendore. Sipas saj
rritja e ndjeshme e rasteve të të sëmurëve mendore dhe konstaton kryesisht në 3 diagnoza: psikoza skizofrenike, gjendja depresive, psikoza aktive. Ajo theksoi gjithashtu edhe rëndësinë që ISKSH po i jep përmirësimit të trajtimit të këtyre të sëmurëve përmes shtimit të medikamenteve në listën e rimbursimit por njëherësh edhe përmes lehtesimit te marrjes se mjekimeve nga ana e këtyre të sëmurëve, duke futur në listë formëdoza të përshtatshme. Në këtë takim ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë z. Petrit Vasili, perfaqësuesi i OBSH-së në Tiranë, z.Anshu Banerjee, drejtues të shërbimit psikiatrik etj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›