Uithers mbështet homoseksualët: Duhet të kenë të drejta të barabarta
Ambasadori amerikan në Shqipëri Xhon Uithers ka mbështetur fuqishëm homoseksualët në të gjithë botën gjatë prezantimit të Filmit " Milk|". Sipas tij, ky grup njerëzish duhet të ketë të drejta të barabarta si gjithë të tjerët. Uithër ka thënë se vendi ynë ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në mënyrë që të pranoj hapur në shoqëri këtë kategori njerëzish, Sipas tij kjo kuptohet qartë pas ngjarjes së rëndë që ndodhu kur u vra në mënyrë makabre një grua transvestite. Gjithashtu ai ka përshëndetur presidentin e vendit Sali Berisha i cili mbështet ligjin kundër diskriminimit.
Filmi "Milk" i cili është prezantuar tregon për shtetasin e parë amerikan homoseksual i cili arriti të merrte një detyrë të lartë në strukturat e shtetit tëKalifornisë. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1977. Ky film ka marrë disa çmime vlerësuese. Pas përfundimit të tij aktiviteti ka vijuar me diskutime dhe pyetje mes të pranishmëve.