E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madona vajzë katolike? Rrëfimi i vëllait të saj



Madona kohët e fundit ka qenë në qendër të thashethemeve për shkak të zërave se martesa me Guy Ritchien kishte mbaruar. Por ky lajm u përgënjeshtrua menjëherë nga këngëtarja. Më pas u fol për një lidhje të fshehtë të saj me lojtarin e basketbollit Alex Rodriguez i cili si për ccudi po përjeton një krizë me bashkëshorten e tij. Së fundi, vëllai i këngëtares, Christopher Ciccone i cili do të publikojë një libër pikant për jetën e mbretëreshës së popit. 47 vjeccari, autor i librit ” Life Ëith My Sister Madonna”(Jeta me motrën time Madona), është i sigurt se motra e tij nuk ka të bëjë fare me ndarjen e Rodriguez nga bashkëshortja e tij dhe zërat lidhur me këtë ccështje janë “absurde”. Christopher gjatë shoët televiziv “Goodmorning America” ka pohuar: “Mendoj se diccka e tillë është e pamundur. E njoh Alexin. Dyshoj se ka një lidhje me motrën time. Jam i sigurt se Madona nuk ka asnjë lidhje intime me të dhe nuk ishte shkak i divorcit të tij. Përvecc të gjithave motra ime ëhstë vajzë katolike”. Thuhet se Christopher që në momentin që filloi të shoqërohet me Gay Ritchin, nuk ka më marrëdhënie të mira me të motrën dhe ccifti kohët e fundit ka pasur disa probleme serioze.
Të dy sipas tij, kanë shkuar në Kabalah për të kaluar këtë periudhë të vështirë. Në librin e tij vëllai më i vogël i yllit të popit shkruan: “Një rabin vjen rregullisht nga Kabalahu në Londër për t’i qetësuar. Mendoj se Kabalahu do t’i mbajë të bashkuar. Mendoj se Madona do të bëjë zgjedhjen e duhur për të mbajtur në këmbë martesën e saj, për veten por edhe për fëmijët e saj. Nuk është nga ata persona që ia mbath kur ka probleme”.
Christopher përvecc të tjerash pohon se në përmirësimin e marrëshënies me të motrën ka ndokuar pozitivisht bashkëshorti i saj Ritchie. “Guy u fut në mes. Mënyra më e mirë për të arritur te Madona, është të frekuentosh njerëzit e afërt të saj. Ajo është personi i fundit që i flet në mbrëmje dhe ka influencë të madhe tek ai. Por pse regjisori do të largonte vëllain nga motra dhe e anasjellta? Sipas Christoferit, i cili është homoseksual, Ritchie nuk do ta pranonte për këtë arsye. Kjoi gjë do të kishte shkaktuar jo pak telashe ndërmjet cciftit dhe sipas vëllait të Madonës “ gjithmonë ka qenë në plan të parë për motrën time që burri i jetës së saj, t’i pranonte homoseksualët pasi secili ka të drejtë të zgjedhë ccështë më e mira për veten.

16 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›