Jay Z përmend Ritën

Vjen nga një familje mbiemri i të cilëve rrjedh nga një zanat, i cili sot po shuhet, Sahatçiu. Sot ajo nuk merret me këtë zanat por me muzikë. Të jetosh në Britani të Madhe, ta shqiptosh dhe ta shkruash këtë mbiemër, është paksa vështirë. Kështu që versioni më i mirë dhe më i shpejt është Ora.
Jo të gjithë ndoshta pajtohen rreth këtij ndryshimi! Është fjala për këngëtaren 18 vjeçare e quajtur Rita Ora. Së fundmi ajo është bërë e njohur me nënshkrimin e një kontrate me Roc Nation, e cila udhëhiqet reperi ndoshta më i njohuri për momentin në skenën muzikore, Jay Z. Nën menaxhimin e Jay Z tashmë janë me qindra artistë të njohur botërorë duke përfshirë këtu edhe vetë gruan e Jay Z, Beyonce.
Në një intervistë dhënë për Radion BBC 1 - Newsbeat vetë Jay Z shkurtimisht tregon për depërtimin e tij në tregun muzikorë të Britanisë së Madhe. “Shumë herë punon me artit të cilët njihen por shume herë punon me artistë të cilët nuk njihen siç është Rita Ora”, i tha Jay Z reporteres së Newsbeat, Natalie Jamieson. Nëse dëshironi ta dëgjoni një intervistë më të gjatë të Jay Z atëherë mund të klikoni në:
http://news.bbc.co.uk/newsbeat/hi/music/newsid_10050000/newsid_10057900/10057968.stm
Ndërsa Rita është e kënaqur me atë çka është duke bërë kohëve të fundit. Në një video prononcim dhe prezantim që ajo ka dhënë për Roc Nation, Rita shpjegon involvimin e saj në labelin e Jay Z. Më pas ajo tregon se është nga Londra por nga një prejardhje nga Kosova, Prishtina më saktësisht. “Jam duke e përgatitur albumin, do të jetë shumë i trend, jam duke kaluar shumë dhe besoj që do t’ju pëlqejë”, tha Rita.
Prononcimin më të gjatë e kësaj këngëtare mund ta gjeni në: http://www.dailymotion.com/video/xbr468_rita-ora-www-roc4life-com_music. Rita është duke punuar me tekst shkruesin dhe producentin Marokien – Suedez, RedOne apo emri i tij i vërtet është Nadir Khayat. RedOne njihet për këngët e njohura "Just Dance" dhe "Poker Face", të kënduara nga Lady Gaga. Ndërsa po ky artist I cili po punon me Ritën ka punuar edhe me New Kids on the Block, Akon, Brandy, Enrique Iglesias, Lionel Richie, The Cheetah Girls, Menudo, Varsity Fanclub, Robyn, Tami Chynn, Flipsyde. Përveç emrit të RedOne janë edhe me dhjeta emra të tjerë, ndërsa albumi i Rita Orës pritet të dalë pas pak kohe.