Punimet e Jakup Ferrit në kalendar

Zakonisht kur në çdo fillim vit dalin kalendarët, atëherë shohim vajza të bukura, automjete, qebaptore. E po “Stacion -Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, së bashku me Komisariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), kanë vendosur për një kalendar krejt ndryshe.
Kalendari për vitin 2010 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut përmban edhe 12 vepra të artistit Jakup Ferri. Do të thotë një vepër për secilin muaj. Punimet janë zgjedhur nga Vala Osmani dhe Albert Heta, derisa brenda kalendarit përfshihet një biografi e shkurte e artistit dhe
informata për dy institucionet implementuese të këtij projekti.
Alberta Heta nga “Stacioni...” tregon se së pari është shqyrtuar mundësia që në katalogë të përfshihen më shumë se një artist me punët e tyre por se në fund është vendosur për punimet e Jakup Ferrit.
“Projekti ka qenë i asaj natyre që ka kërkuar artistë të cilët punojnë në çështje që mund të ndërlidhen me këto gjëra. Kemi provuar që punimet tij ti lidhim me Deklaratën e Drejtave të Njeriut. Jo secila punë lidhe por ne thjesht kemi zgjedh disa punime që mund të lidhen me ato tema”, tha Heta për Express.
Kopjen e këtij kalendari mund ta gjeni edhe në zyrat e Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtine pranë Muzeut Etnologjik të Kosovës.