Qarkullimi ne Tirane bashkia bllokon rrugen para selise se PS-se

Nis faza e dyte e punimeve ne sheshin Skenderbej. Levizja e re rruget me sistem te ri semaforik
Prej dites se sotme nuk do te lejohet qarkullimi i makinave para selise se PS-se duke devijuar drejtimin pergjate unazes se vogel me nje drejtim levizjeje. Kalimi ne kete rruge do te lejohet vetem per mjetet e transportit urban. Dje drejtori i Transportit ne Bashkine e Tiranes Enton Punavija beri te ditur se me nisjen e punimeve ne pjesen jugore te sheshit Skenderbej ne rruget e Tiranes eshte vendosur sistem i ri semaforik.
Skema
Pas disa ditesh mesohet se do te kete bllokime te tjera cka do te coje ne devijim te plote te trafikut para Bashkise se Tiranes ku nuk do te lejohet qarkullimi i automjeteve para godines se bashkise por do te lejohet qarkullimi i mjeteve qe vijne nga Rruga e Dibres perpara 15-kateshit duke mundesuar keshtu kompletimin e infrastruktures nentokesore ne sheshin Skenderbej.
Drejtori i Transportit dhe Levizshmerise ne Bashkine e Tiranes Enton Punavija tha Bashkia e Tiranes vijon kompletimin e skemes se re te qarkullimit te mjeteve ne kuader te punimeve qe po kryhen ne sheshin Skenderbej dhe pikerisht kompletimin e fazes se dyte te kesaj skeme me qellim hapjen e kantierit te ndertimit ne pjesen jugore te sheshit.
Drejtori i Transportit Punavija ka sqaruar se kjo faze e devijimit te trafikut eshte vetem nje hap larg skemes finale te qarkullimit qe Bashkia e Tiranes po aplikon nderkohe qe ai u ka bere thirrje qytetareve qe te respektojne shenjat e qarkullimit rrugor si dhe regjimin e ri semaforik te vendosur.
Situata
Nderkohe qe jane hequr parkimet ne bulevardin Bajram Curri si dhe ne rrugen Punetoret e Rilindjes dhe eshte bllokuar kthimi djathtas para xhamise. Nderkohe qe kalimi nga rruga e sheshit shume shpjet do lejohet vetem per transportin publik dhe ato qe sherbejne per pastrimin e qytetit.
Nga sot makinat nuk do te kalojne me as ne aksin midis Bankes se Shqiperise dhe selise se Partise Socialiste por do te qarkullojne duke ardhur rrumbullak ne krahun ku sot kalon rruga Myslim Shyri por pa u hapur ende rruga pas Ministrise se Brendshme duke lene pa alternative shoferet te cilet duhet ti bien perqark kryeqytetit per te arritur ne destinacion.
Javet e ardhshme kjo skeme do te ndryshoje te pakten kjo mesohet nga burime brenda Bashkise se Tiranes. Keshtu do te hiqen korsite e autobusit ne ish- unazen e vogel duke lejuar kthimin ne rruge vetem per mjete private me nje drejtim levizjeje. Ndersa do te lejohet vetem kalimi i autobuseve para selise se Partise Socialiste.
Ne kater jave punime ne shesh bashkia do te funksionoje me tri faza ku secila prej tyre do te kete nje skeme te ndryshme qarkullimi. Pas perfundimit te fazes se dyte te cilat bllokonin disa akse dhe lejonin levizjen vetem te mjeteve urban do te nise faza e trete me nje tjeter skeme. Ne kete faze kryeqytetasit do te perballen me te tjera bllokime te cilat nisin me bllokimin te rruges para Bashkise se Tiranes. Nderkohe qe do te hapet Rruga e Dibres para 15-kateshit pra hapja e pjeses veriore te sheshit si dhe do te shfrytezohet kapaciteti maksimal i rruges Abdi Toptani.
Skema e plote e qarkullimit
Faza e pare
-Devijimin e fluksit te trafikut i cili shkonte nga bulevardi Deshmoret e Kombit ne drejtim te sheshit Skenderbej i cili tani do te kthehet ne te dy bulevardet Zhan dArk dhe Bajram Curri
- Do te hiqet parkimi ne bulevardin Bajram Curri si dhe ne rrugen Punetoret e Rilindjes
- Bllokimin e kthimit djathtas para xhamise
Faza e dyte
- Heqja e korsise se autobusit ne ish-unazen e vogel
- Kthimi ne rruge vetem per mjete private me nje drejtim levizjeje
- Lejimi i kalimit te autobuseve para PS-se
Faza e trete
- Bllokimi i pjeses para Bashkise se Tiranes
- Hapja e Rruges se Dibres para 15-kateshit pra hapja e pjeses veriore te sheshit
-Shfrytezimi i kapacitetit maksimal te rruges Abdi Toptani