"Nuk do te iki nga fshati, do te ndertojme shtepine nga e para"
Ka kaluar pjesen me te madhe te jetes ne fshatin Gerdec, po asnjehere nuk kishte menduar se do te ndodhte nje shkaterrim i tille. Sheh banesen e saj perrreth, e cila eshte shkateruar pothuajse dhe ve duart ne koke. Kjo eshte gruaja e moshuar e familjes Picari, Mirvetja, e cila ka perjetuar momente te veshtira dy dite me pare. Ne nje interviste te dhene, 65 vjecarja ben te ditur per gazeten "Koha Jone"se dje ishte rikthyer ne banesen e saj, nderkohe qe kembengul se do te vazhdoje te jetoje serisht ne fshatin e kthyer ne germadhe.
Ku gjendeshit ne momentet qe ndodhi shperthimi ?
Isha ne katin e pare me nusen time dhe po rinim. Kur ne nje moment degjova nje zhurme qe m'u duk sikur ishte nje bombel gazi, e cila shpertheu ne oborrin tim.
Cfare bete ne ato momente?
Dola jashte kur pashe qe me ishte prishur kati i trete. Menjehere kuptova se ishte reparti i armeve, qe ishte lart ne fshat. Nisa te kerkoja burrin tim, se bashku me djalin.
Ku shkuat me pas ?
Pasi kam gjetur burrin, qe ishte ne lagje, ka ardhur djali dhe me pas jemi larguar me makinat qe kalonin per ne Tirane.
Sa shperthime kishin ndodhur ne ato momente qe u niset per ne Tirane?
Vetem nje shperthim kishte ndodhur, nderkohe qe gjate rruges degjuam shume te tjere.
Ku u strehuat pasi u larguat nga banese ?
Te te afermit tane.
Kur jeni kthyer ne banese ?
Sot ne mengjes jam kthyer, ndersa djali im eshte kthyer ne darke vone.
Keni shume demtime te banese ?
Komplet kati i trete eshte shembur, nderkohe qe jane thyer te gjitha xhamat nga fuqia e madhe e shperthimit.
Do vazhdoni te jetoni serisht ketu?
S'kemi ku te vemi. Ketu do te rrime. Do ta rregullojme nga e para banesen. Rendesi ka qe jemi mire dhe nuk kemi pasur te aferm te plagosur.
R.Caushaj