E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Banoret pasoja vizive dhe degjimi"

Zhurma e shkaktuar nga shperthimi i fuqishem i depove me municion do te shfaqe pasoja vizive, pra te te parit dhe ne degjim. Mjeket Otorinolaringologe (ORL) parashikojne demtime te renda te degjimit por edhe te shikimit. "Problemi duhet pare ne kompleks. Tashme nuk mund te themi nese keta banore kane probleme me degjimin apo cfare pasojash do te lere ai, kjo per vete faktin se ata banore jane te traumatizuar dhe kane pasoja psikologjike”, theksoi per gazeten "Koha Jone"mjeku Perparim Neziraj. Sipas tij, problemet e degjimit apo shikimit tek keta banore do te shfaqen ne periudha te mevonshme kur ata te kalojne gjendjet e renda psikologjike. "Per ne mjeket kjo qe ndodhi dy dite me pare eshte nje eksperience e re dhe nuk mund te parashikojme pasojat. Por ajo qe dihet aktualisht eshte gjendja e rende psikologjike e tyre e cila duhet luftuar”, nenvizon Neziraj. Studimet shkencore tregojne se te gjitha llojet e zhurmave ndikojne negativisht ne shendetin e njeriut. Nese keto zhurma jane me nje intensitet te larte dhe qe zgjasin per disa kohe, veprojne mbi organin ndjesor te degjimit dhe sjellin crregullime degjenerative. Per pasoje dhe te funksionit te organit te degjimit, demtim neurosensiorial. Keto trauma sonore japin demtime te menjehershme (akute) dhe graduale te degjimit. Demtimet e menjehershme ndodhin pas nje traume te forte dhe te menjehershme, si p.sh zhurma e nje fishekzjarri, bombe, etj., qe mund te ndodhe shume afer. Duke iu referuar ketyre kerkimeve shkencore mjeket pohojne se edhe ky shperthim do te sjelle crregullime ne degjim. Nderkohe persa i perket shikimit, sipas mjekeve ai mund te demtohet kur ka nje drite shume te forte ose edhe ne rastet e shperthimeve te tilla qe mund te "dergojne"agjente demtues ne sy. Per te gjithe keta persona do te kete trajtim dhe mjekim sipas problemeve qe do te shfaqin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›