Mjeket: Vaksinim i menjehershem i popullates
Popullata e zones se gerdecit duhet te kryeje menjehere vaksinen ne tetanozit. Ky eshte alarmi qe ka dhene Autoriteti Shendetesor Rajonal nderkohe qe ka kerkuar edhe masa te tjera parandaluese qe duhen marre ne ujin e pijshem, dezinfektimin e zones per shkak te kafsheve te ngordhura. Nderkohe qe kerkohet nje grumbullim i popullates se zhvendosur ne zonen e Vores. "Keto rekomandime i jane nisur menjehere Shtabit te Emergjences se Qeverise. Strukturat e shendetit publik dhe punonjesit e Ujesjelles Kanalizimeve kane nisur menjehere monitorimin e ujit te pijshem, per te identifikuar nese ka mbetje toksike ne rrjet"ka pohuar Mehill Gecaj, Drejtori i Autoritetit Rajonal Shendetesor. Sipas tij nje nga rekomandimet e eshte edhe shtimi i sasise se klorit deri ne 2 miligrame per liter uje. Specialistet e Institutit te Shendetit Publik qe prej dites se djeshme kane filluar te kryejne matjet per cilesine e ujit, nderkohe qe u kane rekomanduar banoreve te zones te mos e perdorin per te pire. Pasi sasia e barutit qe mund te kete depertuar ne te eshte shume e demshme per shendetin. Nje nga detyrat qe u eshte lene shtabit te emergjencave dhe forcave qe po punojne per pastrimin e zones eshte edhe dezefektimi i te gjithe vendit te prekur nga predhat dhe mjetet e tjera toksike. "Nje dezefektim eshte shume i nevojshem edhe per shkak te kafsheve dhe te ngordhura, me synim shmangien e kontaminimit te ambientit”, tha Gecaj. Sipas tij, cilit banoret dhe punonjesit e fabrikes se cmontimit te municioneve luftarake do ti nenshtrohen vaksinimit per semundje te ndryshme qe mund te shkaktohen nga ky lloj shperthimi. Gjate ketyre diteve rreth 60 autoambulanca dhe me qindra mjeke u jane gjendur prane banore te zones duke u dhene ndihmen e pare. Nderkohe qe pas kesaj ndihme kerkohen edhe sherbime te tjera per te shmangur semundshmerine. S.Isaku
Poliklinikat jashte funksionit
Tri poliklinikat kryesore qe jane ne zonen e Vores jane jashte funksionit, keshtu ekipi mjekesor nuk eshte ne gjendje qe tu vije ne ndihme pacienteve as per sherbimin me te vogel. Ndaj pacientet jane te detyruar qe edhe nje injeksion ta kryejne ne spitalet apo poliklinikat e kryeqytetit. Nga ana tjeter ASHR dhe Ministra e Shendetesise kane urdheruar drejtuesit e ketyre institucioneve te raportojne demet e kryera ne keto qendra per te marre masa dhe kthimin e tyre ne normalitet