Jemen forcat ushtarake bllokojne aeroportin

Anëtarët e forcave ajrore të Jemenit mbyllën aeroportin e kryeqytetit, duke ndaluar të gjitha fluturimet në shenjë proteste ndaj shkarkimit të komandantit të tyre, vëllai i ish-presidentit, Ali Abdullah Saleh. Automjetet ushtarake zbarkuan ushtarë të shumtë në aeroportin e Saanas, që dëbuan masivisht pasagjerët e penguan ngritjen apo uljen e avionëve.
Ky gjest është një sfidë personale për presidentin, Abdrabuh Mansur Hadi i cili pasoi Saleh në fillim të këtij viti por njëherësh dhe sfidën me të cilën përballen autoritetet në Jemen në ristrukturimin e ushtrisë së vendit. Presidenti i ri i Jemenit ka shkarkuar nga detyra oficerët e vjetër të ushtrisë, besnikë të paraardhësit të tij, Ali Abdullah Saleh.
Mes oficerëve të zëvendësuar janë vëllai i Saleh, që drejtonte forcat ajrore dhe nipi i tij, drejtues i gardës presidenciale, bën të ditur agjencia e lajmeve “Saba”. Si pjesë e marrëveshjes së tranzicionit Presidenti i ri ka për detyrë ristrukturimin e ushtrisë në vend.