E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Dita e ringjalljes dhe e shpreses

Në festën e Pashkëve drejtues të lartë të shtetit kanë përcjellë urime për të gjithë besimtarët e krishterë. Pas vizitës në Kishën Katolike, Kryeministri, Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryebashkiaku, Lulzim Basha, ministri i Kulturës, Aldo Bumçi uruan besimtarët katolikë. Ndërkohë në kishë ishin të pranishëm dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akridituar në Tiranën zyrtare.  

“Pashka është një ditë e madhe. Urimet më të përzemërta Imzot Rrok Mirditës. Është një festë dhe më e veçantë, pasi Pashkët festohen në 100 vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë, Krishti u shkri në moralin e njerëzimit, ndaj kjo është dita e ringjalljes dhe shpresës”, vuri në dukje Kryeministri Berisha, në urimin e tij për këtë ditë.

Njëkohësisht gjatë mesazhit të tij, kreu i qeverisë vlerësoi lart rolin e klerikëve të të gjitha besimeve, të cilët u martirizuan nga rregjimi për të ruajtur dhe kultivuar vlerat njerëzore.

“Nderime për të gjithë ata që luftuan për Shqipërinë. Pavarësia e Shqipërisë është një ngjarje madhore. Përulemi në nderim të të gjithë atyre që mundësuan një ditë të tillë. Gëzuar për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen”, u shpreh Berisha.

Gjithashtu, mesazhe urimi u përcollën dhe nga Kryetarja e Kuvendit.

“Uroj besimtarët shquiptarë gëzuar pashkët.Me tolerancë gjarta jna ëbërë e mund të bëhen mirë”, u shpreh kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, pas vizitës së rastit në Kishën Katolike.  

Nga ana e tij, kryebashkiaku Basha u uroi të gjithë besimtarëve katolikë “gëzuar Pashkët e për shumë vjet”

Ministri Bumçi e cilësoi si një moment gëzimi për të gjithë besimtarët, të cilëve u uroi këtë festë.

Ndërkohë presidenti Topi kërkoi që kjo festë të shërbejë në politikë për më shumë harmoni e pozitivitet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›