SHBA arrestohen dy persona per sulmin e se premtes
Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në Tulsa të Shteteve të Bashkuara. Jake England, 19 vjeç dhe Alvin Ëatts, 32 vjeç akuzohen për vrasje të shkallës së parë. Sulmi i së premtes rriti ndjeshëm frikën e banorëve për sulme të tjera, ndërsa autoritetet vendase rritën ndjeshëm sigurinë në vend.
Shefi i policisë së qytetit, Chuck Jordan tha se hetimet do të vazhdojnë ndërsa mendohet se sulmet ishin krime urrejtjeje. FBI po ashtu ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë ndërsa autoritetet vendase kanë rritur ndjeshëm sigurinë.